Abrashi takon ambasadoren kroate, flasin për pensionet

Kosova

Abrashi takon ambasadoren kroate, flasin për pensionet

Nga: BOTA SOT Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 16:15
Pamje nga takimi Abrashi-Kapitanoviq

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot në takim ambasadoren kroate Marija Kapitanoviq, me të cilën u trajtuan shumë çështje të rëndësishme me interes bilateral.

Gjatë takimit u diskutua për çështje të interesit të vecantë për të dy palët.

Temë e bisedimeve ishte po ashtu edhe avancimi mirëqenies sociale për komunitetin kroat në Kosovë.

Në këtë drejtim MPMS  do të shqyrtojë mundësitë për projekte konkrete prej të cilave komuniteti kroat do të përfitonte në veçanti.

Në kuadër të këtij takimi u bisedua edhe finalizimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve.

Ambasadorja Kapitanoviq dhe ministri Abrashi, diskutuan gjithashtu që punëkërkuesve nga Kosova t’u krijohen mundësi dhe lehtësira që të punojnë në Kroaci në sektorë specifik./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat