Qytetarët e Isniqit dhurojnë gjak

Kosova

Qytetarët e Isniqit dhurojnë gjak

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 21:11
Isniq

Qytetarët e Isniqit sot kanë zhvilluar një aksion humanitar për dhurimin e gjakut, ku më iniciativën e imamit të këtij fshati dhe Kryesisë së fshatit, gjak dhuruan më shumë se 65 persona.

“Në emrin tim dhe në emër të Kryesisë se fshatit Isniq, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të ju falënderoj përzemërsisht nga zemra për përgjigjen pozitivisht në iniciativën tone për të dhuruar gjak”, ka shkruar në një mesazh të publikuar në Fabecook imami i fshatit Naser Tolaj.

Tolaj ka falënderuar edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë, të cilët ju përgjigjen pozitivisht kërkesës për organizimin e këtij aktiviteti humanitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat