Hoxhaj: Vendimi për Haradinajn i papranueshëm

Kosova

Hoxhaj: Vendimi për Haradinajn i papranueshëm

Më: 2 mars 2017 Në ora: 11:06
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e rregullt të Kuvendit ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Gjykatës së Colmarit në Francë për shtyrjen e seancës për ish-kryeministrin e Ksoovës, Ramush Haradinaj.

“Vendimi i një gjykate në Francë për Z.Haradinaj është edhe zhgënjyes edhe i papranueshëm. Ne kemi prit që Z.Haradinaj të kthehej në Kosovë sepse nuk ka asnjë arsye që ai të qëndroj në Francë. Unë kam biseduar me zotin Haradinaj pas vendimit, dhe jemi në koordinim edhe me Qeverinë se si ti qasemi një çështje të tillë. Ndalimi i zotit është vazhdimësi e politikës që e ka ndjek Serbia në ndaj Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat