Sulltan Dobraj zgjidhet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën e Deçanit

Kosova

Sulltan Dobraj zgjidhet gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën e Deçanit

Nga: Adem Lushaj Më: 15 mars 2017 Në ora: 21:56
Sulltan Dobraj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në takimin e tij të mbajtur me 15.03.2017, ka emëruar për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës së Deçanit, gjyqtarin Sulltan Dobraj, i cili vlerësohet lartë nga qytetarët për përformancën e tij në punën disa vjeçare në institucionin e drejtësisë të Deçanit.

Në komunikatën e lëshuar për media, anëtarët e Këshilli Gjyqësor të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Nehat Idrizi, kanë votuar për gjyqtarë mbikëqyrës të degës së Deçanit, gjyqtarin Sulltan Dobraj, nga Carrabregu i Epërm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat