“Azem Vllasi ka punuar me serbët, por vëllai s’e donte të vdekur”

Kosova

“Azem Vllasi ka punuar me serbët, por vëllai s’e donte të vdekur”

Më: 16 mars 2017 Në ora: 19:00
Azem Vllasi

Hanefi Llumnica, vëllai i Avni Llumnicës – i arrestuar si i dyshuar në lidhje me tentimvrasjen e avokatit Azem Vllasi, në Info Magazine, ka thënë se vëllai i tij nuk ka lidhje me këtë gjë, në asnjë mënyrë.

Ai ka theksuar që Avniu ka sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës dhe nuk do të bënte veprime të këtilla, kurrsesi, ndërsa ka këkruar që ngjarja të zbardhet në të gjitha dimensionet e saj.

“Nuk besoj. Nuk është e mundshme vëllai im të ketë menduar ashtu. Ne jemi rritur të gjithë në këtë vend. E dimë të gjithë kush ka qenë Azem Syla dhe se ka punuar me Serbinë. Por nuk kemi pse t’i hakmerremi. Nuk ka të bëjë me këtë gjë. Askush nuk mund të më bindë se vëllai im mund të jetë pjesë e atyre lojërave”.

“Vëllai im nuk mund ta ketë bërë këtë gjë. Jam rritur me të dhe e di se nëse do ta kishte bërë, do ta pranonte dhe nuk do të tërhiqej. Ai nuk është njeri që mund të mashtrohet të bëjë veprime të këtilla për pak para. Ka dhënë shumë për Kosovën. Ka sakrifikuar shumë. Ndaj nuk do të mund të bënte veprime të këtilla”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat