Inaugurohet fabrika e përpunimin e ujit

Kosova

Inaugurohet fabrika e përpunimin e ujit

Më: 17 mars 2017 Në ora: 07:11
Ilustrim

Sot bëhet inaugurimi i fabrikës së re për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj, ndërtimi i së cilës ka kushtuar 35 milionë euro.

Nga ky investim do të përfitojnë Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Graçanica.

Në këtë ceremoni, pjesëmarrës do të jenë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets dhe Drejtori i KFW-së Roland Siller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat