Promovohet pulla postare kushtuar Xheladin Gashit-Plakut(Drejtpërdrejt)

Kosova

Promovohet pulla postare kushtuar Xheladin Gashit-Plakut(Drejtpërdrejt)

Më: 21 mars 2017 Në ora: 07:20
Ilustrim

(E plotësuar)- Posta e Kosovës, lëshon në qarkullim postar dhe do të promovojë pullën postare kushtuar heroit të kombit, gjeneral Xheladin Gashi – Plaku.

Lëshimi i pullës postare bëhet në 12 vjetorin e vdekjes së njërit nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së.

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar Heroit Xheladin Gashi – Plaku

Posta e Kosovës, sot do të lëshojë në qarkullim postar dhe do të promovojë pullën postare kushtuar Heroit të Kombit, gjeneral Xheladin Gashi – Plaku.

Sot bëhen 12 vjet e ndarjes nga jeta të Gjeneral Xheladin Gashit, i njohur si Plaku.

Gjeneral Plaku një jetë të tërë ia kushtoi atdheut, pasi veprimtari atdhetare zhvilloi edhe para themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant Plakun e gjeti vdekja në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës, ndërsa Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat