Asociacioni i Komunave të Kosovës reagon lidhur me kërcënimin me armë ndaj Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë

Kosova

Asociacioni i Komunave të Kosovës reagon lidhur me kërcënimin me armë ndaj Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 09:26
Bajram Mulaku

Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacionin i Komunave të Kosovës dënon ashpër kërcënimin me armë ndaj Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Sulmi me armë ndaj Kryetarit, në ndërtesën e Komunës së Vushtrrisë, është kërcënim serioz, akt i ultë dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike.

Asociacionin i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që ndaj autorit të këtij akti të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në komunën e Vushtrrisë dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë.

Asociacioni i Komunave të Kosovës inkurajon udhëheqësitë e Komunës së Vushtrrisë në angazhimet e tyre të përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat