AKP shiti 31 asete përreth 4 milionë euro

Kosova

AKP shiti 31 asete përreth 4 milionë euro

Më: 22 mars 2017 Në ora: 14:46
Shitja e aseteve nga AKP

(E plotësuar) - Në kuadër të shitjes përmes likuidimit të 30-të, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën nxori në shitje 59 asete të ndërmarrjeve shoqërore anekënd Kosovës, prej tyre për 28 asete nuk pati oferta fare, ndërsa numri total i ofertave të pranuara për 31 asete ishte 88

Përmes kësaj vale të shitjes, Fondit të Privatizimit i shtohen edhe 3 milionë e 986 mijë e 159 euro. Oferta më e lartë në këtë valë ishte (L78) për asetin e ndërmarrjes shoqërore “Morava e Binçes”, toka në periferi të Gjilanit në vlerë prej 1 milion euro.

Oferta e dytë më e lartë ishte edhe për asetin 46-të, libraria Rilindja që gjendet në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë, nga ofertuesi (L77) në vlerë prej 878 mijë e 900 euro.

Ndërsa, oferta e tretë më e lartë ishte për asetin numër 29, NT “17 Nëntori vetëshërbimi” në Pejë nga ofertuesi (L39) në vlerë prej 795 mijë euro e 451 euro.

Në këtë valë të likuidimit është privatizuar edhe zyra e “Jugobankës ” në Mitrovicë në vlerë prej 50 mijë e 690 euro.

Oferta më e lirë ishte për asetin numër 16, tokë në Klinë në sipërfaqe prej rreth tre hektarë, në vlerë 6 mijë e 200 euro nga ofertuesi L10. Këto parcela gjenden afër rrugës Mitrovicë-Pejë, zona kadastrale Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt.

Image

Nxirren në shitje 59 asete, për 28 prej tyre nuk ka oferta

Agjencia Kosovare e Privatizimit në shitjen përmes likuidimit të 30-të, të mërkurën nxori në shitje 59 asete, prej tyre 28 asete nuk pati oferta fare, ndërsa numri total i ofertave të pranuara ishte 88.

Shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 3 milionë e 986 mijë e 159 euro. Oferta më e lartë në këtë valë ishte L78 për asetin Morava e Binçes, toka në Gjilan në vlerë prej 1 milion euro.

Në këtë valë është privatizuar edhe zyra e Jugobankës në Mitrovicë në vlerë prej 50 mijë e 690 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat