Roli i shoqërisë civile në ndërtimin e integritetit të policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor

Kosova

Roli i shoqërisë civile në ndërtimin e integritetit të policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:05
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi konferencën “Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor”.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi konferencën “Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor”. Qëllimi i kësaj konferncë ishte që të diskutohet për sfidat dhe sukseset e bashkëpunimit në mes të policive në gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor.

Në këtë konferencë u lansuan rezultatet e Barometrit Kosovar të Sigurisë për vitin 2016, me fokus në besueshmërinë për policinë, perceptimet për nivelin e korrupcionit në polici, s i dhe procesin e rekrutimit në polici.

Rezultatet e BKS 2016 tregojnë se vërehet një trend pozitiv në rritje të besueshmërisë ndaj Policisë së Kosovës. Rreth 60% të respodentëve kanë shprehur opinion pozitiv kundrejt policisë, duke deklaruar se i besojnë shumë kësaj force. Kjo u përcjell nga 20% të atyre që nuk i besojnë kësaj force, dhe 25% të tjerë që nuk kanë shprehur asnjë qëndrim në lidhje me këtë forcë.

Kur janë pyetur për nivelin e korrupcionit në Policinë e Kosovës, rreth 11% janë deklaruar se kjo forcë është e korruptuar, 16%  janë deklaruar se janë të korruptuar deri diku, kurse një pjesë ërrmuese me rreth 68% policia është e korruptuar deri diku.

Për sa i përket njësive më të korruptuara brenda policisë, 33% e respodentëve kanë deklaruar se Menaxhmenti i Policisë është i korruptuar, kurse 31% beosjnë se policia kufitare është më e korruptuar, si dhe 25% të tyre që beosjnë se Policia e Trafikut është e korruptuar. Në këtë të fundit ka mund të ndikoj aksioni i inspektoratit policor të Kosovës për luftimin e korrupcionit në polici, ku edhe u arrestuan pjesëtarë nga policia e trafik – njësia e auostradës, pra cështje që ende janë në hetim.

Aty ku fillon integriteti, dhe ku ndërtohet baza e integritetit është pikërisht tek rekrutimi, procedurat si dhe niveli i pjesëtarëve që bëhen pjesë e kësaj force.

Kur janë pyetur rreth procesit të rekrutimit në polici, rreth 31%  bësojnë se rekrutimi bëhet përmes nepotizmit, 30% përmes konkursit të hapur publik, 25% ndikimii politik, si dhe rreth 10%  përmes mito marrjes apo dhënies, 2% të respodentëve nuk kanë ndarë mendimin e tyre lidhur me këtë cështje.

Në krahasim me rajonin, Policia e Kosvës qëndron më së miri. Policia e Kosovës ka patur fatin që të ndërtohet nga zeroja me ndihmën e komunitetit ndërkombëtarë. Kjo pra e bën më të vecuar dhe kampione në krahasim me ato të rajonit. Kjo forcë është mjaft e madhe, e cila përfshim gati 9.000 pjesëmarrës, kurse në te ka përfshirje të kënaqshme të minoriteteve dhe grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat