Ministri i Arsimit pret fituesit e EUREKA 4 dhe nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi

Kosova

Ministri i Arsimit pret fituesit e EUREKA 4 dhe nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi

Më: 23 mars 2017 Në ora: 16:31
Bajrami me fituesit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në një takim special 40 nxënësit fitues të garës së inteligjencës EUREKA 4 dhe nxënësit e Gjimnazit "Hasan Nahi" të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare në ShBA dhe në Kenja , si dhe nxënëset e Gjimnazit Hasan Nahi të cilat u kthyen me medalje argjendi nga Olimpiada shkencore Genius 2016 të shoqëruar nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit "Atmosfera", z. Talip Aktas, Drejtori i Gjimnazit "Hasan Nahi", z. Bashkim Çmega dhe Znj. Eriona Basha mësuese e Gjimnazit Hasan Nahi. Në takim ishin të pranishëm dhe këshilltarë të Ministrit të Arsimit.

Ministri Bajrami, me këtë rast falënderoi Fondacionin Atmosfera dhe Gjimnazin "Hasan Nahi",  për organizimin e kësaj gare më të madhe në nivel kombëtar, ndërsa uroi nxënësit fitues të garës, për të cilën tha se  ka rëndësi shumë të madhe, sepse është një mundësi e garimit të nxënësve, e shprehjes së inteligjencës së tyre dhe dëshirës që këta nxënës nesër të bëhen liderë. 

“Kjo garë ka treguar se nxënësit tanë janë inteligjentë dhe me asgjë nuk janë prapa bashkëmoshatarëve në shtetet e zhvilluara, vetëm se shteti dhe shoqëria duhet t’ju krijojë kushte që ata të marrin një edukim cilësor”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se fryma e garave është diqka shumë pozitive dhe që e shtynë përpara ngritjen e cilësisë.

Ministri Bajrami premtoi se Ministria e Arsimit do t’i mbështesë këta nxënës në planet dhe ëndrrat e tyre për të ndërtuar karrierë, ndërsa theksoi faktin se tashmë është krijuar një fond për mbështetjen e talentëve të veçantë. 

“Ministria e Arsimit çdo vit dërgon nxënës nëpër gara në gjithë botën dhe jemi shumë të lumtur që nga çdo garë ata kthehen me medalje dhe neve na bëjnë të ndihemi krenar”, tha Ministri dhe, ndër të tjera, inkurajoni nxënësit që të orientohen në të ardhmen kah studimi i shkencave ekzakte, për të cilat ka nevojë vendi ynë.

Ministri Bajrami përgëzoi fituesit e olimpiadës shkencore "Eureka 4", ndërsa nxënësve të gjimnazit "Hasan Nahi", të cilët do të marrin pjesë në olimpiadat që do të mbahen në Amerikë dhe Kenja u uroi medalje të arta nga këto gara.

Drejtori Gjimnazit Hasan Nahi z. Bashkim Çmega vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme që ministri Bajrami po u jep nxënësve dhe mësimdhënësve lidhur me organizmin e garave të cilat kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në mësim. Ai vlerësoi bashkëpunimin dhe kontributin e madh të dhënë në organizimin e EUREKA 4 nga Drejtoritë Arsimore Komunale dhe drejtorët e shkollave fillore në mbarë Kosovën.


Nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi”  Brenda 3 viteve të fundit i kanë sjellë Gjimnazit dhe Kosovës 25 medalje nga Garat ndërkombëtare ku edhe këtë vit do të përfaqësojnë Kosovën me dinjitet  në olimpiadat shkencore në SHBA dhe Kenia me plot 12 nxënës.

Gara e Inteligjencës Eureka organizohet për të katërtin vit radhazi nga Gjimnazi “Hasan Nahi” në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera  e mbështetur nga MASHT Kosovë, DKA-të dhe shkollat fillore. Prej më shumë se 2000 nxënësish, fillimisht janë zgjedhur 270 finalistë dhe më tej 40 fitues.

Fituese e EUREKA 4 për  vitin 2017  shpallet Erna Hulaj nga Prishtina(Shkolla Xhemal Mustafa).

Vendi i dytë për Argjend Zekaj nga Istogu(Shkolla Bajram Curri) 

dhe i treti për Kadrush Drenovci nga Fushë Kosova(Shkolla Vëllezërit Frashëri)

Një nga garat domethënëse të organizuara nga Gjimnazi Hasan Nahi, është edhe Olimpiada e Vlerave Kombëtare – Atdhedashuria 3. Nxënës të klasave të nënta nga gjithë vendi kanë shprehur atdhedashurinë në Pikturë, Ese, Poezi, Proze.

Fituesit për Olmpiadën e vlerave kombëtare ATDHEDASHURIA 3 për 2017 janë:

1. Era Sela, Shkolla Fillore "Ismail Dema", fshati Fushë-Mamoras, Bashkia e Laçit, Shqipëri

2. Flutura Dragusha, , Shkolla Fillore "Bajram Curri", fshati Sllatinë, Fushë Kosovë

3. Arian Kelmendi dhe Lirigzon Murseli nga Drenasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat