Stavileci paralajmëron fizibilitetin për ngrohjen qendrore të Drenasit

Kosova

Stavileci paralajmëron fizibilitetin për ngrohjen qendrore të Drenasit

Më: 23 mars 2017 Në ora: 17:28
Stavileci, Lladrovci dhe Koci

Mundësia e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, e veçanërisht zhvillimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Komunën e Drenasit, ka bërë që sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga zëvendësi i tij Gani Koci dhe bashkëpunëtorë të tjerë të takohen me kryetarin e kësaj komune,

Ramiz Lladrovci. Sipas komunikatës nga MZHE, pas takimit me kreun e Drenasit, Stavileci tha se  kjo ministri po bën zgjidhje në sektorët e ujërave dhe atë të energjisë, derisa theksoi se një komponentë e rëndësishme është edhe ngrohja qendrore, e cila njëherit është e paraparë edhe me Strategjinë e Energjisë.

“E dini që kemi pasur një projekt shumë të rëndësishëm me ngrohtoren e qytetit të Prishtinës dhe ideja ka qenë që projekte të tilla të nisin edhe në komunat e tjera, sidomos në ato komuna ku edhe për shkak të faktorëve të tjerë, siç është rasti i kësaj komune që e ka Ferronikelin t’i shfrytëzojmë edhe burimet e tjera në mënyrë që banorët e Drenasit të kenë mundësi të përfitojnë nga ngrohja qendrore”, tha ai. 

Stavileci tha se MZHE së bashku me MMPH, Komunën e Drenasit dhe Ferronikelin do t’i gjejnë mundësitë për ta financuar studimin e fizibilitetit për këtë projekt, i cili pastaj do t’i jep kahe dhe do të futet në kuadër të kornizës së investimeve më mënyrë që pastaj të ketë edhe financim, mirëpo ky projekt nuk do të ndalet vetëm me këtë komunë. “Përndryshe ngrohja është edhe njëra nga objektivat që ne i kemi vënë vetes edhe në Strategjinë dhjetëvjeçare që e kemi përgatitu r për sektorin e energjisë 2017-2026 por normalisht qe ky është një projekt shumë konkret nga i cili do të përfitojnë qytetarët e Drenasit por nuk do të jetë i vetmi projekt që do ti nisim bashkërisht me Komunën e Drenasit”, tha ai.

 Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se ka biseduar me Ministrin Stavileci për mundësinë e fillimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore për këtë qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat