Parashikimi i motit për vikend

Kosova

Parashikimi i motit për vikend

Më: 24 mars 2017 Në ora: 16:22
Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të premten, se vendi ynë gjatë fundjavës do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu dhe me sasi të lartë të lagështisë që do të shtrihen mbi vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu dhe vende-vende edhe shkarkime rrufesh.

Reshjet e shiut pak sa ma të theksuara parashihen ditën e diele, por që edhe të shtunën pasdite do të ketë reshje lokale. Në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të jenë të përziera edhe me borë.

Temperaturat maksimale do të ulen për 4-7 gradë Celsius. Edhe shtypja e lartë atmosferike që është tani do të dobësohet përkohësisht. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë, kurse maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat