Pas Thaçit, edhe Kadri Veseli “thumbon” LDK-në…!

Kosova

Pas Thaçit, edhe Kadri Veseli “thumbon” LDK-në…!

Më: 25 mars 2017 Në ora: 12:52
Lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli

Lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, në Konventën e 8-të Zgjedhore të PDK-së që po mbahet sot, i ka shuar dilemat e zyrtarëve të LDK-së për ushtrinë duke thënë se ajo do të bëhet.

Ai i ka siguruar qytetarët e Kosovës se ushtria e Kosovës është fakt i kryer dhe do të bëhet shumë shpejt.

“Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan gjatë lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Kujtojmë se Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, njëherësh edhe kryeministër, ditë më parë deklarori se ushtria duhet të bëhet vetëm në pajtim me faktorin ndërkombëtar, duke shprehur haptazi qëndrime të kundërta me atë të partnerit të koalicionit, pra PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat