Dega e LDK-së në Obiliq, shënoi 27-vjetorin e themelimit

Kosova

Dega e LDK-së në Obiliq, shënoi 27-vjetorin e themelimit

Më: 25 mars 2017 Në ora: 18:19
LDK, Obiliq

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa ka mbajtur një fjalim ku i përshendeti të pranishmit të shumtë në Obiliq, me rastin e këtij përvjetori të 27-të të kësaj Dege.

Duke i falenderuar të pranishmit në Obiliq, ai kujtoi që nga fillet e saj para 27-vjetësh këtu dhe para 27-vjetësh me Presidentin Ibrahim Rugova, si kryetar i parë i LDK-së dhe si president i parë i vendit dhe me gjithë të arriturat që ne i kemi në kohën e presidentit Rugova që kryesisht ndërlidhen me liri, pavarësi dhe demokraci, ndërlidhet me shtetformimin e Kosovës, ndërlidhen me figurën e madhe kombëtare por prara së gjithash shtetërore, sepse Rugova ia vuri gurethemilin këtij shteti, poashtu ne e respektojmë punën e gjithë atyre që pasuan programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësojmë edhe kohën kur shpallëm Pavarësinë, kur e kishim Presidentin Fatmir Sejdiu nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe kohën kur ministrat dhe qeveritarët tanë dhanë një kontribut të rëndësishëm qeverisjen e këtij vendi” kështu u shpreh Kryetari Mustafa para qytetarëve të Obiliqit.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Degës së LDK-së në Obliq z. Memhet Krasniqi, i cili bëri thirrje pr bashkim të njerëzve të vullnetit të mirë për ta ndihmuar ndryshimin e politikave qeverisëse lokale në Obiliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat