Vdes personi më i vjetër në Drenicë, gruaja që përjetoi tri luftëra

Kosova

Vdes personi më i vjetër në Drenicë, gruaja që përjetoi tri luftëra

Më: 27 mars 2017 Në ora: 21:20
Kadë Franca, personi më i moshuar në Komunën e Drenasit

Ka lënë 400 pasardhës dy ditë më parë kur ndërroi jetë. Ishte nënë e 12 fëmijëve, që për më shumë se gjysmën e tyre e priti vdekjen. Vdiq në moshën 88 vjeçare por ishte e fortë dhe ende jepte këshilla për të gjithë.

Kjo është Kadë Franca, personi më i moshuar në Komunën e Drenasit.

Një grua e fortë, siç e përshkruajnë të gjithë ajo la shumë këshilla dhe çdo ditë tregonte përvojat e saj.

Mbiemrin e veçantë Franca, ajo e mori në moshën 15 vjeçare, kur u martua, kohë ajo që vajzat në Kosovës martoheshin edhe në atë moshë.

Jetoi në fshatin Tërstenik dhe kurrë nuk u ndal së bëri punë krahu.

Për të flasin të gjithë, madje edhe kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci.

Një nga nipërit e saj tregon se si asaj prindërit ia mësuan shkrimin dhe leximin ngase nuk kishte mundësi të shkonte në shkollë, e ajo vetëm pak muaj më parë dli edhe zgjedhje dhe votoi.

Jo vetëm kaq, Kada përjetoi tri lufta. Atë të Shaban Polluzhës, Luftën e II Botërore dhe luftën e fundit në Kosovë, të vitin ’99.

Për Periskopi.com nipërit e saj tregojnë se ajo i këshillonte deri pak ditë para se të vdiste, që të mësonin dhe punonin sa më shumë.

“Na thoshte punoni dhe mësoni, madje ishte shumë e rreptë. Thoshte që nëse doni të ardhme të mirë duhet këto dyja’, thotë Brahim Franca, nipi i saj që mbanë emrin e gjyshit, përkatësisht bashkëshortit të Kadës.

Për Kadën dinë të gjithë. Një grua me qëndrim dhe që dha shumë për vendin. Kishte fëmijë ushtarë dhe ndihmoi shumë ushtarët gjatë luftës.

E kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, dy ditë më parë braktisi konventë e VII të PDK’s për të shkuar në varrimin e saj.

“Me dhimbje e mora lajmin se u nda nga ne, Kada Franca, nga Tërsteniku. Ngushëllime të sinqerta Familjes Franca. Nëna Kadë, ishte votuesja më e vjetër në zgjedhjet e fundit në Drenas ku bindshëm fitoi Partia Demokratike e Kosovës. Vullneti i saj për të dhënë kontribut në moshën e saj, ishte dhe mbetet motivim për neve. Ngushëllime!”, tha Lladrovci, raporton Periskopi

Mbiemrin Franca kjo familje e ka nga koha kur Franca ishte në luftë. Atëherë një nga djemtë e tyre ishte në luftë, kanë një tregim interesant për atë kohë, dhe që nga atëherë mbeti ky mbiemër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat