Haradinaj merr mbështetjen e rahovecianëve për zgjedhjet lokale

Kosova

Haradinaj merr mbështetjen e rahovecianëve për zgjedhjet lokale

Më: 27 mars 2017 Në ora: 21:24
Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ne Rahovec

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka vizituar sot banorët e fshatit Fortesë të Rohovecit  në të cilin ishin vrarë 68 civil gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai në profilin e tij në facebook ka shkruar se ka marrë zotimin e këtyre banorëve se do ta përkrahin Smajl Latifin për kryetar të kësaj komune.

Ai ka thënë se AAK-ja do të jenë të zëshëm  rritjen e përkrahës për këtë zonë e cila pos vuajtjeve dhe sakrificës po e dëshmon se është zemra e bujqësisë në Kosovë.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte kisha nderin të bashkëbisedoi me banorët e fshatit Fortes të Rahovecit, fshat i cilli humbi mbi 68 banorë me 25 mars të '99-ës.

Një pritje e tillë rrall me ka ra me pa!

Diskutuam përplot tema nacionale por e veçantë ke menaxhimi i dobët i sektorit të bujqësisë nga niveli lokal dhe ai qendrorë.

Të gjithë ata burra u zotuan se do përkrahin Smajl Latifin për kryetar të komunës dhe AAK'n në perspektivë.

Do të jemi të zëshëm në rritjen e përkrahës për këtë zonë e cila pos vuajtjeve dhe sakrificës po e dëshmon se është zemra e bujqësisë në Kosovë.

DH

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat