Përkujtohen dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaçi

Kosova

Përkujtohen dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaçi

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:54
Përvjetori i dëshmorëve Enver Duraku dhe Shefki Thaçi

Në bjeshkët e fshatit Doberdolan të Komunës së Suharekës, u shënua sot 18-vjetori i rënies së dëshmorëve Enver Duraku nga fshati Krushë e Madhe i Komunës së Rahovecit dhe Shefki Thaçi nga fshati Rugovë i Komunës së Gjakovës.

Në shënimin e 18-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve morën pjesë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit Vajdin Berisha kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, Nexhmi Berisha kryetar i OVL- e UÇK-së dega në Rugovë, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.

Kryetari i Komunës, Idriz Vehapi në fjalën e tij të mbajtur në këtë tubim u shpreh se nuk ka qenë e lehtë çlirimi i vendit , pasi që ka qenë një luftë shumë e pabarabartë e përgjakshme me një armik i cili ka vrarë fëmijë gra dhe pleq , por ka bërë edhe një gjenocid  duke  djegur vendbanimet  dhe gjithçka që ka qenë pronë e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat