Sasi e madhe e mbeturinave largohet nga Plemetini, aksioni vazhdon edhe nesër

Kosova

Sasi e madhe e mbeturinave largohet nga Plemetini, aksioni vazhdon edhe nesër

Më: 29 mars 2017 Në ora: 15:24
Mbeturina

Lëvizja Mjedisore "Let's Do It Kosova" sot ka filluar aksionin për pastrimin e deponive me mbeturina në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit, i cili ka rezultuar me largimin e 7 kamionëve dhe 100 thasëve me mbeturina.

Ky aksion i ndërmarrë nga Lëvizja Mjedisore "Let's Do It Kosova" në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën 2017", është realizuar në bashkëpunim me KEK-un dhe me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti Romë, z. Kujtim Paçaku.

Aksioni i sotëm është organizuar në vazhdën e projekteve për ndihmë Komuniteteve, ndërsa do të vazhdojë edhe nesër, deri në eliminimin e të gjitha deponive të mbeturinave në këtë fshat.

Image

Në këtë aksion, KEKU ka ofruar makinerinë për largimin e mbeturinave, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë vullnetarë nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë dezinfektimin e hapësirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat