Hoxhaj takon Ipeshkvin Dodë Gjergji: Roli i bashkësive fetare kyç në bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë

Kosova

Hoxhaj takon Ipeshkvin Dodë Gjergji: Roli i bashkësive fetare kyç në bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 00:20
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj me Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka takuar sot Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji me të cilin kanë diskutuar për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare dhe rolin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se bashkëjetesa, toleranca dhe harmonia ndërfetare janë elemente kyqe për shtetndërtimin e Kosovës.

Ai e ka falënderuar Imzot Dodë Gjergjin për bashkëpunimin e treguar, ndërsa ka shprehur bindjen se Kosova do të vazhdojë të mbetet shembull i harmonisë fetare në rajon dhe më gjerë.

“Toleranca fetare, bashkëjetesa dhe harmonia janë vyrtyte që e kanë karakterizuar popullin e Kosovës ndër vite. Këto elemente janë kyqe për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe jam i bindur që Kosova do të vazhdojë të mbetet shembull për vendet e tjera në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat