Thaçi në Londër, pjesëmarrës në njërën nga ceremonitë më të madhe ushtarake

Kosova

Thaçi në Londër, pjesëmarrës në njërën nga ceremonitë më të madhe ushtarake

Më: 12 prill 2017 Në ora: 12:25
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Britani të Madhe, ku do marrë pjesë në ceremoninë ushtarake "Parada e Sovranit", ku do të pritet me nderime të larta ushtarake.

Zyra për informim e presidenti të Kosovës kanë konfirmuar se Thaçi do të merr pjesë në njërën nga ceremonitë dhe paradat më të madhe ushtarake që organizohet në Britani të Madhe.

Në këtë ceremoni pritet të diplomojnë edhe dy oficerë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, e cila është një prej akademive më prestigjioze ushtarake në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat