Lladrovci dhe ministri Shala bëjnë homazhe në Poklek të Ri dhe Çikatovë të Vjetër

Kosova

Lladrovci dhe ministri Shala bëjnë homazhe në Poklek të Ri dhe Çikatovë të Vjetër

Më: 17 prill 2017 Në ora: 16:17
Lladrovci dhe ministri Shala duke bere homazhe ne Poklek të Ri dhe Çikatovë të Vjetër

Në 18 vjetorin e masakrës së 54 martirëve të familjes Muqolli dhe Elshani në Poklekut të Ri dhe vrasjes së 24 civilëve të fshatit Çikatovë e Vjetër, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, kanë bërë homazhe në varrezat e tyre dhe kanë vënë kurora lulesh.

Për homazhe ishin edhe deputetet, Sala Berisha-Shal, Ganimete Musliu dhe deputeti Bislim Zogaj.

Po ashtu, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të vrasjes së Dëshmorit, Fetah Ali Kiqina, të pllaka përkujtimore, kryetari Lladrovci, deputetja Musliu dhe drejtor të drejtorive, po ashtu kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat