Nga sot, shujta edhe për nxënësit e Malishevës

Kosova

Nga sot, shujta edhe për nxënësit e Malishevës

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:21
Nxenesit ne Malisheve

Sot ka nisur dhënja e shujtave për nxënësit e shkollave fillore, përkatësisht nga niveli parashkollorë, e deri në klasat e pesta të shkollave të Malishevës.

Këtë proces  e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, të cilët morën pjesë në dhënien e shujtave për nxënës, në shkollën e fshatit Lubizhdë.

Bëhet e ditur se nga tani e deri në përfundim të vitit shkollor, dhënia e shujtës, do t`i kushtoj buxhetit të Komunës së Malishevës, afro 40  mijë euro, ku përfshihet shujta për 6 382 nxënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat