Kartelat e veteranëve të UÇK-së hidhen në plehra

Kosova

Kartelat e veteranëve të UÇK-së hidhen në plehra

Më: 20 prill 2017 Në ora: 20:25
Këto kartela ishin lëshuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me vlefshmëri njëvjeçare

Në një grumbull mbeturinash, skaj një rruge në lagjen Matiqan të Prishtinës, janë hedhur edhe disa gjëra, dikur të çmuara.

Dikush, pa fije respekti, gjuajti këtu kartelat që dëshmojnë se poseduesit e tyre janë veteranë dhe ish pjesëtarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Këto kartela, që janë shumë, ishin lëshuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me vlefshmëri njëvjeçare.

Në mesin e tyre janë edhe dy që i takojnë ish komandantit të luftës, kryetarit të dikurshëm të Lipjanit dhe aktualisht deputetet të PDK-së, Shukri Buja.

Ky po ndihet keq, pasi mori vesh se kartelat e tij janë konsideruar të denja për t’u hedhur në plehra.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat