Përkrahësi i Shpendit ka kërcënuar me jetë edhe Sokol Havollin, këshilltarin e kryeministrit

Kosova

Përkrahësi i Shpendit ka kërcënuar me jetë edhe Sokol Havollin, këshilltarin e kryeministrit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 18:01
Sokol Havolli, shef i Kabinetit dhe këshilltar për ekonomi i Kryeministrit Isa Mustafa

Përkrahësi i Shpend Ahmetit, i quajtur Fitim Boshnjaku, i cili ka kërcënuar sot me jetë Berat Buzhalena, e ka bërë të njëjtën gjë pak ditë më parë edhe ndaj këshilltarit të Kryeministrit, Sokol Havolli.

Pas një qëndrimi kritik që ka publikuar ndaj Shpend Ahmetit, me 27 mars, Havolli ka marrë mesazhe kërcënuese nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndër ta ka qenë edhe personi me emrin Fitim Boshnjaku, i cili ka kërcënuar me vrasje Havollin, duke thënë ndër të tjera se sapo ka dalë prej burgu dhe nuk priton të hyj sërish atje për Shpend Ahmetin.

Aktivistët e Vetëvendosjes dhe përkrahësit e Shpend Ahmetit, më herët kanë hedhur shishe molotovi mbi policët e Kosovës, të organizuar nga Ylli Hoxha dhe Dardan Sejdiu e kanë demoluar edhe stacionin policor në qendër të Prishtinës, kanë hedhur molotov mbi shtëpitë private e makinat familjare të kundërshtarëve politikë, ndërkaq më herët patën sulmuar edhe ish-Ambasadoren Amerikane, Jacobson, e cila pati përsuar edhe lëndime të dukshme.

Kurse, sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, me një turmë ka nxjerrë nga makina një zyrtar të shtetit duke ia shkatërruar më pas makinën zyrtare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat