Partia FJALA: Dënojmë njollosjen shkollës në Obiliq me grafite serbe

Kosova

Partia FJALA: Dënojmë njollosjen shkollës në Obiliq me grafite serbe

Më: 23 prill 2017 Në ora: 12:02
Grafitet

Dënojmë njollosjen me grafite serbe të shkollës fillore Pandeli Sotiri në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

Në këto grafite thirret kundër shtetësisë së Kosovës.

Ky vandalizim dhe njollosje e kësaj shkolle nuk po ndodh për të parën herë, por deri më tani askush nuk ka reaguar.

Sikur të ndodhte e kundërta në ndonjë komunë me shumicë serbe, do të reagonte edhe Beogradi dhe do të alarmohej Brukseli.

Edhe komuna e Obiliqit edhe Qeveria e Kosovës duhet të i mbrojnë institucionet tona shkollore nga vandalizimet dhe njollosjet me sllogane serbe kundër Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat