Nesër dorëzohet kërkesa për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave në Drenas

Kosova

Nesër dorëzohet kërkesa për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave në Drenas

Më: 24 prill 2017 Në ora: 22:43
Thaqi ka sqaruar se AKR nuk ndërton fabrika, por ka presidentin i cili mund të ndërtojë dhe mund të garantojë çdo investitor potencial të huaj.

Kryetari i degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Drenas, Elmi Thaqi ka konfirmuar se AKR do të mbajë premtimin e dhënë për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave në këtë komunë, pasi nesër do të dorëzohet kërkesa në Komunë për leje ndërtimi.

“Të martën do të paraqesim kërkesën për lejë ndërtimi në Komunën e Drenasit dhe shpresojmë se në këtë drejtim nuk do të na dalin pengesa. Fabrika do të nis së ndërtuari menjëherë pas marrjes së lejes dhe e njëjta për një kohë do të jetë në funksion, ku do të punësohet rinia e këtij rajoni”, ka thënë Thaqi për KosovaPress.

Ai thotë se e ka mbështetjen e fuqishme të Presidentit të partisë Behxhet Pacolli dhe se ky do të jetë vetëm një prej shumë projekteve që do të realizohen në komunën e Drenasit dhe në gjithë Kosovën.

Thaqi ka sqaruar se AKR nuk ndërton fabrika, por ka presidentin i cili mund të ndërtojë dhe mund të garantojë çdo investitor potencial të huaj.

Thaqi ka vlerësuar se Presidenti Pacolli është njeri i fjalës, pasi sipas tij ai ka premtuar se do të ndërtohet fabrika në Drenas dhe ajo së shpejti do të nis së ndërtuari.

“Nuk ka qenë vetëm premtim fushate, por një premtim që se shpejti do të shihet”, ka thënë Elmi Thaqi duke shtuar se me ardhjen e AKR-së në pushtet, do të lulëzoj ekonomia në nivel vendi dhe do të hapen mijëra vene të reja pune.

Ndryshe gurthemeli i kësaj fabrike është vendosur gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Drenasit që është mbajtur në fund të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat