MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ "Koha"

Kosova

MAPL nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ "Koha"

Nga: B.S Më: 26 prill 2017 Në ora: 10:14
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “KOHA”, Elbasan Racaj

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me organizatën joqeveritare ‘KOHA’.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “KOHA”, z. Elbasan Racaj, për financimin e projektit "Përfaqësimi i qytetarëve në komunë përmes themelimit të këshillave lokale".

Qëllimi i projektit është bashkëpunimi me Komunën e Klinës për themelimin e 7 këshillave lokale: Ujmirë, Zllakuqan, Sferkë, Drenoc, Budisalc, Gllarevë dhe Jashanicë, në përputhje me rregulloren komunale për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Klinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat