Shëndetësia nesër në grevë 24-orëshe

Kosova

Shëndetësia nesër në grevë 24-orëshe

Më: 26 prill 2017 Në ora: 10:14
Ilustrim

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjegjësisht punëtorët shëndetësor në Republikën e Kosovës nesër me datë 27.04.2017 shpallin Grevë të përgjithshëm 24 orësh në gjitha Institucionet Shëndetësorë të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e FSSHK-së thuhet se gjatë kësaj kohe do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale.

“Me këtë rast kërkojë nga populli mirëkuptim,  greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë”, thuhet në njoftim.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës lut opinionin e përgjithshëm që të na mirëkuptoj dhe ditën e Grevës mos të paraqitën ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat