Gecaj nënshkruan marrëveshje me "Info Initiative for community - Kosovo"

Kosova

Gecaj nënshkruan marrëveshje me "Info Initiative for community - Kosovo"

Më: 27 prill 2017 Në ora: 15:23
Zëvendësministri Bajram Gecaj dhe përfaqësuesi Egzon Pacolli

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Info Initiative for community - Kosovo”, Egzon Pacolli për financimin e projektit "Informimi i qytetarëve për qasje në dokumente publike bazuar në ligj".

Projekti ka për qëllim përmirësimin e qasjes institucionale për transparencë përmes informimit të qytetarëve për të drejtat e tyre, në bazë të ligjit për Qasje në Dokumente Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat