Lladrovci propozon tre personalitete për qytetarë nderi të Drenasit

Kosova

Lladrovci propozon tre personalitete për qytetarë nderi të Drenasit

Më: 27 prill 2017 Në ora: 21:34
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për mbledhjen e legjislativit e cila është thirrur për të mërkurën, ka propozuar që të shpallen qytetarë nderi të Komunës së Drenasit tre personalitete të shquara.

"Propozim për qytetarë nderi është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, zonja Mimi Kodheli dhe zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Ranier Wieland:, thuhet në njoftimin e kësaj komune. 

Propozimet e kryetarit Lladrovci për shpalljen e qytetarë nderi për tre personalitetet e shquara e ka marr për arsye të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat