Mjekët grevistë të vendosur në kërkesat e tyre

Kosova

Mjekët grevistë të vendosur në kërkesat e tyre

Më: 28 prill 2017 Në ora: 01:35
QKUK në Prishtinë

Mantelbardhët kanë bojkotuar punën për 24 orë, duke kundërshtuar ligjin e punës përderisa kanë parashtruar edhe njëherë kërkesat e tyre.

Në lidhje me këtë, Sabri Cakaj ka deklaruar që janë të vendosur në kërkesat e tyre, përderisa ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin që kanë treguar.

“Kisha falënderuar qytetarët të cilët me mosprezencën e tyre sot, kanë shpreh një lloj përkrahje dhe nuk ka pas fluks të madh. Ata që kanë kërkuar shërbime dhe janë cilësuar urgjente janë kryer. Megjithatë ne do të vazhdojmë dhe jemi të vendosur në kërkesat tona. Mund të vijë edhe deri tek një grevë e përgjithshme ku nuk do të trajtohet asnjë rast” ka thënë Cakaj, në një lidhje direkte në Orën e Fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat