Bajrami: Kemi bërë punë të mirë në tejkalimin e barrierave

Kosova

Bajrami: Kemi bërë punë të mirë në tejkalimin e barrierave

Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:29
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami të premten në një ligjëratë të hapur, me temën “Ambienti i biznesit dhe kontributi i MTI-së në investimet e tij”, ka thënë se ministria që ajo drejton brenda dy viteve ka kryer punë mjaft të mirë për të tejkaluar barrierat me të cilat sfidohen ndërmarrjet.

Ajo ka treguar se gjatë kësaj periudhe është harmonizuar legjislacioni sekondar me atë primar dhe se janë organizuar forume ekonomike jashtë vendit, të cilat kanë ndikuar në krijimin e bizneseve.

Bajrami ka premtuar se do të trefishohet numri i ndërmarrjeve me pronarë të huaj dhe të dyfishohet numri i ndërmarrjeve me pronare gra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat