A kaluan anëtarë të saj në LDK? Ja çfarë thotë PDK!

Kosova

A kaluan anëtarë të saj në LDK? Ja çfarë thotë PDK!

Nga: A.Zh Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:46
Armend Zemaj me aderimet e reja në LDK

Dega e Rinisë Demokratike të Kosovës në Shtërpcë, përmes një komunikate për media, ka demantuar lajmin se anëtarë të Kryesisë së Rinisë Demokratike të Shtërpcës i janë bashkur Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Personat në fjalë, që pretendojnë se janë "anëtar kryesie", asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e kryesisë së RDK-së, dega në Shtërpcë. Gënjeshtra dhe paraqitja e këtyre personave në emër të Kryesisë- Dega në Shtërpcë le të mbetet në ndërgjegjen e tyre. Të rinjtë duhet të sjellin energji, vlera dhe sinqeritet në politikë e jo të shpërndajnë gënjeshtra. Rinia Demokratike e Kosovës, Dega në Shtërpcë, çdo ditë e më shumë po rritet me aderime të reja dhe votuesë të rinj të kësaj Komune si dhe po e merr përkrahjen nga të rinjtë pa dallim”, thuhet në reagim.

Sipas PDK-së në Shtërpcë, fitorja e madhe po vjen.

“PDK dhe koalicioni i madh do të jenë fitues në Shtërpcë dhe mbarë Kosovën. Fitorja do të jetë më madhështorja deri më tani”, thuhet në reagim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat