Ismet Kryeziu tregon si do t’i monitorojnë zgjedhjet e 11 qershorit

Kosova

Ismet Kryeziu tregon si do t’i monitorojnë zgjedhjet e 11 qershorit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:31
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu, drejtuesi nga Demokracia për Veprim, ka treguar se si organizata e tyre do ta bëj procesin e monitorimit të zgjedhjeve më 11 qershor.

“Janë gjashtë organizata pjesë e bordit ekzekutiv të Demokracia në Veprim. Ne do të mbulojmë gjithë Kosovën, dhe të gjitha vendvotimet në vend”.

“Madje edhe në veri, pasi ka organizata serbe që janë pjesë e Demokracia në Veprim” .

“Është sfidë pasi është angazhim i madh, rreth 3000 njerëz të angazhuar. Normalisht që është sfiduese por po punojmë dhe jemi në dinamikën e mirë për ta mbuluar këtë proces”.

“Për herë të tretë pas pavarësisë po shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe ky nuk është një zhvillim i mirë”.

Kështu ka thënë Kryeziu në Info Magazine. Ai tutje se partitë duhet të jenë të kujdesshme në përfaqësimin e qytetarëve.

“Zgjedhjet janë një mundësi e mirë që qytetari të bëhet pjesë e vendimmarrjes”.

“Deri në 2700 vendvotime do të jenë të hapura, por ne do të vëzhgojmë me 3 mijë vëzhgues”.

“Është një infrastrukturë mjaftueshëm e mirë, por nuk ka pasur një zbatueshmëri të ligjit që do ta bënte procesin zgjedhor më kualitativ”.

“Mungesa e reformës nënkupton që nuk kemi demokraci të brendshme nëpër parti politike. Mbushja e kutive, votimet familjare nuk janë si mungesë e reformës, por e integritetit që e kanë komisionerët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat