Mërgim Lushtaku në Skenderaj: Familja ime përkrah fuqishëm “Fillimin e Ri”

Kosova

Mërgim Lushtaku në Skenderaj: Familja ime përkrah fuqishëm “Fillimin e Ri”

Më: 27 maj 2017 Në ora: 17:51
Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku, djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, ka thënë se familja e tij është përkrahëse e fuqishme e fillimit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mërgimi, që është edhe kandidat i koalicionit PDK-AAK-Nisma për deputet, duke folur në një tubim në Skenderaj pohoi se ndjehet krenar që partia ia dha besimin.

“Familja ime është mbështetëse e madhe e Fillimit të Ri. Ndjehem i nderuar që jam pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ndjehem krenar që jam kandidat për deputet i kësaj partie”, tha ai.

“Nuk është i fuqishëm premtimi jonë, por puna jonë e bënë premtimin”, shtoi Lushtaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat