Ministri Bajrami në mesin e maturantëve

Kosova

Ministri Bajrami në mesin e maturantëve

Më: 28 maj 2017 Në ora: 16:21
Pamje nga diplomimi ne Kolegjin “Mehmet Akif”

Mbrëmë ishte një natë e veçantë për Kolegjin “Mehmet Akif”, për familjarët  e sidomos për maturantët!

 Programi filloi me fjalimin mirëseardhës të Drejtorit të përgjithshëm të Institucioneve Arsimore “Gulistan”, i cili e falënderoi shtetin e Kosovës, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  dhe  prindërit për besimin dhe mbështetjen ndaj shkollave tona dhe iu dëshiroi maturantëve suksese të mëtutjeshme.

 Në programin e udhëhequr nga  dy moderatorë të njohur të skenës shqiptare Ilda Bejleri dhe Ervin Kurti mori pjesë edhe ministri i arsimit z. Arsim Bajrami, i cili tha “Sot është një kremtë për Kolegjin “Mehmet Akif. Një ngjarje e veçantë për prind. E falënderojmë Kolegjin    për mundësinë  që shumë gjenerata të marrin  një mësim të avancuar dhe pa dyshim se ky Kolegj është ndër shkollat më cilësore në Republikën e Kosovës. Ndërsa nxënësve u uroj  maturën dhe u dëshiroj mirëseardhje në jetën akademike, suksese, shëndet dhe gjithë të mirat.”

Këtë vit diplomoi Gjenerata e 15-të më radhë e Kolegjit”Mehmet Akif”. Gjithsej 170 maturantë. Derisa kjo gjeneratë po përgatitet për t’i filluar studimet, gjeneratat e para (2022 të diplomuar) të cilat i kanë përfunduar studimet në 156 universitetet më prestigjioze të  26 vendeve të ndryshme kanë filluar të kontribuojnë për atdhe. Përqindja e nxënësve sipas fushave të  preferuara për studime është: 23% fakulteti i ekonomisë, 18% fakulteti i inxhinierisë, 16% fakulteti i mjekësisë etj.

Programi i maturës ishte i larmishëm me pika të ndryshme muzikore dhe valle folklorike e moderne. Parakalimi i maturantëve në skenë me flakadanë u duartrokitë nga prindërit, të afërmit dhe stafi i shkollës i shoqëruar  me fishekzjarre dhe zërin e bukur të këngëtares Dhurata Dora.

25 MAJ 2017 do të jetë një natë e paharruar për gjeneratën e 15-të!  

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat