Kamenica bëhet me palestër sportive

Kosova

Kamenica bëhet me palestër sportive

Më: 29 maj 2017 Në ora: 11:31
Kamenicë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmes një komunikate, ka njoftuar se sot në qytetin e Kamenicës bëhet përurimi i palestrës së sportit.

Në këtë palestër janë investuar 1.5 milion euro në një projekt trefazësh, njofton MKRS. Në ceremoninë e përurimit të kësaj palestre merr pjesë edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat