Gjykata e Apelit ka marr vendim që ish-ministri i Kulturës Valton Beqiri të lirohet nga akuza për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës, apo autoritetit zyrtare, ngase gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë fakte vendimtare për veprimet inkriminuese të akuzuarit.
Ndërsa ndaj të akuzuarit tjetër po ashtu ish-ministër Astrit Haraqija për të njëjtën vepër, është refuzuar akuza, për shkak të parashkrimit(vjetërsimit) të ndjekjes penale.
Në rastin e të akuzuarit të parë Nehat Fejza, apeli ka vendosur që aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, ashtu që Gjykata e Apelit, atij, për veprën penale “Mashtrim në detyrë”, ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, dënim ky që nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari në afatin e verifikimit prej 3 vitesh, nuk kryen vepër tjetër penale.
Po ashtu Nehat Fejza urdhërohet që Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar në shumë prej 188 mijë euro në afat prej 3 muajve, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, nën kërcimin e ekzekutimit të dhunshëm.
Nëse i akuzuari nuk përmbush detyrimin dhe nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar MKRS , dënimi me kusht do të revokohet
Të akuzuarit Armond Morina për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, Apeli ia shqipton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari, në afatin e verifikimit pre 3 tre vjetësh, nuk kryen vepër tjetër penale.
Ai po ashtu urdhërohet që MKRS-së t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar në shumë prej 100 mijë euro në afat prej 3 muajsh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, nën kërcimin e ekzekutimit të dhunshëm. Në të kundërtën nëse i akuzuari nuk përmbush detyrimin dhe nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar MKRS, dënimi me kusht do të revokohet.