Parashikimi i motit për vikend

Kosova

Parashikimi i motit për vikend

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton sot se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe intervale të shkurta me diell.

Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut herë -herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 12m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat