Kosova shtrinë përfaqësimin diplomatik edhe në Oqeanin Paqësor

Kosova

Kosova shtrinë përfaqësimin diplomatik edhe në Oqeanin Paqësor

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 11:33
Ambasadori rezident i Republikës së Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, i ka dorëzuar letrat kredenciale nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tek zv-presidentja e Republikës së Ishujve, Amenta Matthew

Pas hapjes së misionit të parë diplomatik në kontinentin afrikan, diplomacia e Kosovës ka bërë edhe një shtrirje të re të përfaqësimit diplomatik jo-rezident në Oqeanit Paqësor, respektivisht në Ishujt Marshall.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori rezident i Republikës së Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, i ka dorëzuar letrat kredenciale nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tek zv-presidentja e Republikës së Ishujve, Amenta Matthew, (u.d. e Presidentit), duke u bërë Ambasadori i parë jo-rezident i Republikës së Kosovës në Ishujt Marshall.

Po sipas njoftimit, gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të Letrave Kredenciale, Malazogu fillimisht ka përcjellur përkushtimin e presidentit Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy vendeve dhe dy popujve.

“Më pas, në margjina të takimit, U.D. Presidentja Zonja Mathew dhe Ambasadori Malazogu kanë shkëmbyer mesazhe të miqësisë dhe kanë theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe përkrahjes së ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”.

“Në kuadër të vizitës së tij në këtë vend, Ambasadori Malazogu ka zhvilluar takime të ndara edhe me përfaqësues të lartë shtetëror nga shteti pritës, duke përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, z. John M. Silk, Sekretarin e Përhershëm të MPJ-së si dhe me Ambasadorët rezident të SHBA-ve dhe Japonisë”, thuhet në njoftim.

Republika e Ishujve Marshall e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 17 prill 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike dypalëshe janë vendosur më 27 tetor 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat