Ditën e Bajramit temperaturat arrijnë rekordin në Kosovë, ja sa nxehtë do të jetë

Kosova

Ditën e Bajramit temperaturat arrijnë rekordin në Kosovë, ja sa nxehtë do të jetë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Vala e ditëve të nxehta ka përshkuar Evropën dhe vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe Kosovën.

Këtë javë edhe në Kosovë temperaturat ishin të larta, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Nesër (e premte) në vendin tonë do të mbajë mot më diell, temperatura do të jetë 32 gradë Celsius. Të shtunën temperaturat priten të lëvizin nga 17 deri në 31 gradë Celsius.

Mirëpo, për festën e Bajramit të Madh, e cila bie të dielën, sipas parashikuesve të motit temperatura do të jetë më e larta deri më tani duke shënuar 34 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat