Selimi tregon se kush do të përfitojë nga fondi amerikan 50 milionë dollarësh

Kosova

Selimi tregon se kush do të përfitojë nga fondi amerikan 50 milionë dollarësh

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:32
Petrit Selimi

Koordinatori për Kosovë i Korporatës për Sfida të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi, ka thënë se Kosova ka përfituar afër 50 milionë dollarë nga qeveria e SHBA'së.

Sipas Selimit, nga një fond i tillë do të përfitojnë shumë qytetarë të Kosovës, sidomos për të trajtuar problemin më të madh në vend për biznese, atë të energjisë elektrike.

Ai ka thënë në klan se përfitues të këtij fondi do të jenë dhe familjet e shtresave të varfra pasi fatura e rrymës do pësojë ulje.

”Projekti kryesor që do të realizohet nga ky fond, është në energji. Rryma është problemi më i madh. Mijëra shtëpi kosovare do të jenë përfitues të izolimit apo planeve solare”, ka treguar Selimi.

”Përkohësisht shtresat e varfra do të përfitojnë pasi do të iu ulët fatura e rrymës. Investimet do të ndodhin në vitin e ardhshëm 2018 – 2019. Mjetet e shtëpiat që do të përfitojnë nga këto grande duhet të mos kenë ngecje dhe vonesa”, ka bërë të ditur ai.

”Shumë është në fokus për t’ju treguar qytetarëve se si kursehet rryma", ka thënë Selimi.

Tutje Selimi ka thënë se në kuadër të këtij fondi ku qytetarët e Kosovës do të jenë përfitues të grandeve, do të ketë vend edhe për projektin e ambientit pasi në shumë raste Prishtina gjatë stinës së dimrit del të jetë ndër qytetet më të ndotura në Europë.

”Ambienti realisht preket në të gjitha fushat. Ne kemi një projekt të veçant për sistemin e matjes së ajrit”, ka shtuar Selimi.

”Prishtina në disa momente të dimrit është ndër qytetet më të ndotura në Europë por mesatarja nuk e tregon se jemi më të ndoturit në Europë. Do të jetë një bashkëdyzim i projekteve të tjera”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat