Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

Kosova

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:02
Foto arkiv

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se të shtunën, më 24 qershor 2017 organizon Provimin e Maturës 2017 (afati i qershorit, pjesa e dytë), për rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Komisioni Qendror i Maturës njofton se, provimi do të mbahet në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë.

Pyetjet në pjesën e dytë të provimit janë nga lëmia profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat