Banorët e Rahovecit janë duke qëndruar pa ujë të pijshëm që nga orët e hershme të mesditës. Kompanitë e ujësjellësit nuk kanë raportuar që do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm, gjersa banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e ujit.
Përmes një letre dërguar në redaksinë e “Bota sot” një qytetar i asaj zone ka thënë se që nga ora 16 e mesdites ata nuk kanë ujë.
Sipas banorit mungesë të ujit të pijshëm në komunën e Rahovecit kishte edhe gjatë ditëve të kaluara.