Hapet panairi i organizatave të shoqërisë civile

Kosova

Hapet panairi i organizatave të shoqërisë civile

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 07:31
Pamje nga arkivi

Mbahet panairi i organizatave të shoqërisë civile, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Ky aktivitet do të mbahet në Pejë në Sheshin pranë përbri Hotel “Dukagjini”.

Do të marrin pjesë 34 organizata të shoqërisë civile nga shumica e komunave të Kosovës, të cilat do të paraqesin punën dhe arritjet e tyre në kuadër të programit “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet”.

Gjithashtu, do të jenë të pranishëm dhe do të ketë prononcime edhe nga përfaqësues të Zyrës së BE-së dhe KCSF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat