Gjinovci: Të gjithë fermerët të vaksinojnë gjedhet e tyre

Kosova

Gjinovci: Të gjithë fermerët të vaksinojnë gjedhet e tyre

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:28
Valdet Gjinovci

(E plotësuar) - Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci tha se vaksinimi i gjedheve do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun.

Ai ka thënë me rastin e fillimit të fushatës së vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës në fshatin Dardani të Pejës, se janë rreth 280 mijë krerë gjedhe që do të vaksinohen këtë vit.

Gjinovci tha se kanë siguruar sasi të konsiderueshme të vaksinave, prej 365 mijë dozave, që sipas tij, do t’iu mundësojë të gjithë fermerëve që të vaksinojnë gjedhet.   

Ai ka apeluar gjithë fermerët që të vaksinojnë gjedhet për shkak të rëndësisë së madhe që ka parandalimi i kësaj sëmundje.

Gjinovci: Vaksinat janë të gjitha të siguruara dhe shërbimet janë falas

“Është në të mirën e fermerëve të vendit, gjithmonë duke pasur parasysh se me realizimin e vaksinimit nuk do të ketë ngordhje të kafshëve. Kështu që apeli im për të gjithë fermerët e vendit është që t’i përgjigjen masovisht realizimit të vaksinimit. Mos të kenë panik rreth sigurimit të vaksinave, sepse vaksinat janë të gjitha të siguruara kështu që mbetet që ata vetëm të bashkëpunojnë me veterinerët e autorizuar nga Agjencia e Shërbimit dhe Veterinarisë. Të gjitha shërbimet për ta janë falas dhe mbetet në dorën e tyre vetëm të bashkëpunojnë dhe të koordinohen që të realizojnë vaksinimin”, tha Gjinovci.

Për më tepër, Gjinovic ka bërë të ditur se kafshët e futura në Kosovë në mënyrë të kontrabanduara do të konfiskohen.

Gjinovci: Të gjitha kafshët e kontrabanduara do të konfiskohen

“Sa i përket luftimit të kontrabandës, Agjencia e Veterinarisë ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës dhe në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit janë ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete në parandalimin e këtij fenomeni dhe kësaj dukurie negative. Të gjitha kafshët e futura të kontrabanduara, konfiskohen dhe institucionet përkatëse marrin veprime të ndryshme për të ndalur kontrabandimin në Kosovë”, tha Gjinovci.

Sipas Gjinovcit, vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes së lëkurës ka dhënë rezultate të mira, pasi që siç tha ai, këtë vit nuk është paraqitur asnjë rast me këtë sëmundje, ndërkohë që lëvizja e kafshëve nga ferma në fermë duhet të bëhet vetëm me lejen e veterinarit të kontraktuar.

Për fermerin Dukagjin Deda nga Peja, vaksinimi ka rëndësi të madhe pasi që ai vlerëson se parandalimi i sëmundjes gungore të gjedheve reflekton në shëndetin e përgjithshëm.

Deda, i cili ka 40 krerë gjedhe, thotë se për dallim me vitin e kaluar që ka pasur shumë raste të gjedheve të sëmura nga ky virus, deri më tash asnjë nga krerët e tij nuk kanë pasur sëmundjen e lëkurës.

Deda: Apeloj të gjithë fermerët të vaksinojnë gjedhet

"Rëndësia e vaksinimit është shumë e madhe sepse ruhet shëndeti i të gjithëve, e po ashtu parandalohen sëmundjet të cilat atakojnë lopët... Unë së pari e falënderoj Agjensionin e Veterinarisë për këtë punë të madhe që e ka bërë dhe lus të gjithë kolegët fermerë që t'i vaksinojnë lopët, sepse rrinë më rehat dhe ruhet shëndeti i kafshëve", tha Deda.

Ndryshe, fushata e nisur sot për vaksinimin e gjedheve do të zgjasë tri javë.

280 mijë krerë gjedhësh do të vaksinohen këtë vit

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, tha se vaksinimi i gjedheve do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit.

Ai bëri të ditur se janë rreth 280 mijë krerë gjedhe që do të vaksinohen këtë vit.

Ai me këtë rast apeloi tek të gjithë fermerët që të vaksinojnë gjedhet e tyre për shkak të rëndësisë së madhe që ka parandalimit te sëmundjes gungore të lëkurës.

Sipas Gjinovcit, vaksinimi i gjedhëve kundër sëmundjes së lëkurës ka dhënë rezultate të mira, pasi që siç tha ai, këtë vit nuk është paraqitur asnjë rast me këtë sëmundje.

Dukagjin Deda, nga ferma Agro Loni” në Komunën e Pejës, tha se rëndësia e vaksinimit të gjedhëve qëndron në ruajtjen e shëndetit për të gjithë.

Fushata për vaksinimin e të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit  ka filluar në komunën e Pejës dhe do të vazhdojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës

***

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci tha sot se vaksinimi i gjedhëve do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun.

Ai tha se janë rreth 280 mijë krerë gjedhë që do të vaksinohen këtë vit.

Gjinovci me këtë rast apeloi gjithë fermerët që të vaksinojnë gjedhët e tyre për shkak të rëndësisë së madhe që ka parandalimi i kësaj sëmundjeje.

Sipas tij, vaksinimi i gjedhëve kundër sëmundjes së lëkurës ka dhënë rezultate të mira, pasi që siç tha ai, këtë vit nuk është paraqitur asnjë rast me këtë sëmundje.

Dukagjin Deda, në fermën e të cilit ka filluar zyrtarisht vaksinimi i gjedhëve kundër sëmundjes gungore të lëkurës, tha se rëndësia e vaksinimit të gjedhëve qëndron në ruajtjen e shëndetit për të gjithë.

Image
Dukagjin Deda
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat