A e futi PDK në burg? Tregon Sami Lushtaku

Kosova

A e futi PDK në burg? Tregon Sami Lushtaku

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 21:53
Sami Lushtaku

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili u lirua nga burgu para pak kohësh, thotë se lirimit të tij nuk iu gëzua e gjithë Partia Demokratike. Ai edhe më tej qëndron pas asaj që kishte shkruar në letrën e tij drejtuar partisë.

Në vitin 2015 Lushtaku, nëpërmes një letre publike, kishte shprehur hidhërimin e tij ndaj eksponentëve të PDK’së që, sipas tij, kishin bërë ç’kishin mundur për t’iu hedhur keqpërdorimet e kësaj partie gjatë kohës së qeverisjes, ish-komandatëve të luftës që ishin pjesë e kësaj partie.

Kryetari i Skenderajt edhe më tutje thotë se qëndron pas fjalëve të shkruara në këtë letër, ndërsa ai thotë se një pjesë e partisë i janë gëzuar më shumë arrestimit, e ata i ka hidhëruar lirimi i tij.

Ai beson se rivaliteti politik që bashkëpartiakët mund ta shohin me të në politikë mund të jetë njëra nga arsyet e këtij hidhërimi.

 Ndërsa nëse qëndron kjo që Lushtaku thotë, zyrtarët e PDK’së mund të lehtësohet sepse kryetari i Skenderajt në emisionin Komiteti, bën të ditur se nuk ka asnjë ambicie politike dhe planifikon të mos merrët më me politikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat