DASH publikon të dhëna shqetësuese mbi ekstremizmin islamik në Kosovë

Kosova

DASH publikon të dhëna shqetësuese mbi ekstremizmin islamik në Kosovë

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 08:22
Në raport thuhet se po vazhdojnë proceset gjyqësore për disa nga 59 të dyshuarit e arrestuar në gusht të vitit 2014 gjatë operacionit më të madh kundër terrorist të qeverisë së Kosovës. Hetimet po vazhdojnë ndaj një duzinë të dyshuarish, përfshirë edhe disa imamë.

Raporti theksin se kërcënimi nga ekstremizmi i dhunshëm islamik ishte në rritje në Kosovë, i mbështetur pjesërisht nga fondet e organizatave të huaja që predikonin ideologji ekstremiste dhe grupet e dhunshme ekstremiste që shfrytëzuan mediet sociale për të përhapur propagandë dhe për të rekrutuar mbështetës.

Afërisht 315 luftëtarë të huaj terrorist nga Kosova udhëtuan për në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in apo Frontin al?Nusrah Front, nga të cilët rreth 58 janë vrarë. Qeveria e Kosovës po zbaton një strategji gjithëpërfshirëse dhe një plan veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm. Drejtoria kundër terrorizmit e policisë së Kosovës po shton mundësitë e saj duke shtuar personelin dhe duke zhvilluar njësinë e kundër terrorizimit kibernetik. Qeveria e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin e saj në këtë fushë me Shtetet e Bashkuara të cilat ndihmuan forcat e ligjit dhe institucionet e drejtësisë në rastet e që kanë të bëjnë me kundër terrorizmin.

Në raport thuhet se për shkak që situata politike dhe e sigurisë në veriun e Kosovës ka vazhduar të kufizojë mundësitë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj të plotë në të zonë, trupat e NATO-s dhe ato të EULEX-it, kanë vazhduar të punojnë me policinë e Kosovës për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe forcimin e sundimit të ligjit përfshirë edhe kufijtë. Ndonëse Kosova dhe Serbia fqinje nuk bashkëpunojnë zakonisht në çështjet e kundër terrorizmit. qeveritë kanë një plan të Menaxhimit të Integruar të kufirit që nga viti 2013 dhe kanë marrë pjesë ne trajnimet e financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Kosova është anëtare e Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it dhe ka ndërmarrë hapa në shumë linja për brenda kufijve të mundësive të saj. Ajo është përqendruar pikë së pari në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj terrorist dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste. Kosova nuk është anëtare e OKB-së por është zotuar të zbatojë rezolutën 2178 të Këshilli të Sigurimit të OKB-së.

Raporti përmend sulmin e 4 gushtit në ndërtesën e parlamentit të Kosovës që kaloi pa dëme në njerëz.

Raporti thekson se Kosova ka një kuadër ligjor gjithëpërfshirës mbi të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe u ofron autoriteteve mjetet e domosdoshme për të luftuar çdo formë të terrorizmit. Në këtë kuadër raporti përmend edhe ligjin që ndalon përfshirjen e qytetarëve të saj në ushtritë e huaja, policitë apo formacionet paraushtarake jashtë territorit të Kosovës duke paraparë dënime deri në 15 vjet heqje lirie për rastet e tilla.

Raporti vë në pah edhe sfidat që mbesin në rrugën e forcimit të mundësive të autoriteteve për t'u përballur me terrorizmin përfshirë edhe faktin që Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.

Në vitin 2016, policia kufitare e Kosovës në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe Turqinë, identifikoi dhe ndaloi të paktën pesë veta që të udhëtojnë për në Siri dhe një qytetar u arrestua pas kthimit nga zona e konfliktit. Megjithatë, të paktën pesë veta arritën në Siri.

Më mbështetjen amerikane, policia kufitare po trajnohet për të qenë në gjendje që të identifikojë më herët personat që kanë lidhje me terrorizmin. Për më tepër Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mundësi trajnimi për të gjitha aspektet e kundër terrorizmit nëpërmjet zyrave të ndryshme të institucioneve amerikane.

Në raport thuhet se po vazhdojnë proceset gjyqësore për disa nga 59 të dyshuarit e arrestuar në gusht të vitit 2014 gjatë operacionit më të madh kundër terrorist të qeverisë së Kosovës. Hetimet po vazhdojnë ndaj një duzinë të dyshuarish, përfshirë edhe disa imamë.

Gjatë vitit 2016, autoritetet e Kosovës arrestuan 32 veta nën akuzat që lidhen me terrorizmin, përfshirë 18 veta në muajin nëntor. Autoritetet shpallën dënime në disa raste të profilit të lartë, përfshirë dënimin e shtatë vetave më 42 vjet heqje lirie në muajin maj dhe katër vetave me 49 vjet në muajin qershor për përfshirje në ISIS. Po ashtu autoritetet pezulluan veprimtaritë e 21 Organizatave Joqeveritare të dyshuara për mbështetje të ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova, thuhet në raport, ka dëshmuar vullnet politik për t'u përballur me kërcënimet nga terrorizmi dhe shteti ka kuadër ligjor për ta bërë këtë. Institucionet kombëtare kanë forcuar mundësitë e tyre për hetimin dhe përndjekjen e rasteve, por mundësitë, burimet dhe përvoja e kufizuar, ka vazhduar të kufizojë aftësinë e tyre për t'u përballur në mënyrë më të frytshme me rastet e terrorizmit.

Raporti thekson se Kosova ka miratuar ligjin që sanksionin financimin e terrorizmit, por ka vështirësi në përndjekjen dhe ngrirjen dhe konfiskimin e pasurive të individëve.

Një nga synimet kryesore të strategjisë së qeverisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm është parandalimi i këtij ekstremizmi dhe radikalizmit. Kjo përfshinë ngritjen e vetëdijes mbi radikalizmin në komunitete dhe shtimin e mundësive për luftën kundër tij. Ministria e Punëve të Brendshme po teston një mekanizëm në komunën e Gjilanit që mbledh së bashku zyrtarët lokal, udhëheqësit fetarë dhe shoqërinë civile për të diskutuar shqetësimet mbi radikalizmin që çon në dhunë. Strategjia e Kosovës përfshinë edhe përgatitjen dhe promovimin e kundër-rrëfimeve që dobësojnë peshën e mesazheve ekstremiste. Strategjia po ashtu përfshinë de radikalizimin dhe ri integrimin e personave të radikalizuar. Kjo përfshinë edhe mbështetjen për individët e radikalizuar që të braktisin ideologjitë ekstremiste, vlerësimin e rrezikut nga individët e kthyer nga konfliktet dhe ndërgjegjësimin e sistemit korrektues për rreziqet nga terroristët e burgosur.

Raporti tërheq vërejtjen se anëtarësimi i Kosovës në shumë organizata rajonale e ndërkombëtare, përshirë Kombet e Bashkuara është bllokuar nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e saj dhe kjo dëmton bashkëpunimin në shumë çështje, përfshirë edhe kundër terrorizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat