Idriz Vehapi: Luftëtarët e lirisë e kanë vendin në parajsë kurdo që ndërrojnë jetë

Kosova

Idriz Vehapi: Luftëtarët e lirisë e kanë vendin në parajsë kurdo që ndërrojnë jetë

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 18:53
Pamje nga ceremonia e varrimit

Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish luftëtarit të UÇK-së, Veli Spahiu. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka shkruar në Facebook se “luftëtarët e lirisë e kanë vendin në parajsë kurdo që ndërrojnë jetë”.

Shkrimi i plotë Vehapit:

I thamë lamtumirë shokut, mikut, njeriut të mirë, Veli Spahiut! E dhembshme kjo ikje e tij e parakohshme! Zakonisht themi se njerëzit e mirë ikin shpejt nga kjo botë, por Veliu i duhej kësaj bote që ta bëj më të mirë me pozitivitetin e tij.  Luftëtarët e lirisë e kanë vendin në parajsë kurdo që ndërrojnë jetë. Ne do ta kujtojmë gjithmonë. Lum ai që lë kujtime të mira, siq i le Ti, sepse siguron jetën në dy botëra! Shpirti të pastë dritë në përjetësi, Veli!

Image
Pamje nga ceremonia e varrimit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat